Përfaqësuesja A: Maqedoni – Bullgari 0:2

Publikuar më 29 Март, 2016 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë është mundur me rezultat 0:2 nga Bullgaria në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në stadiumin nacional ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Ekipi përfaqësues i vendit ishte kundërshtar më i mirë në pjesën e parë, kur kontrollonte posedimin e tipit dhe disa herë u kanos drejt portës kundërshtare. Në 20-të minutat e para Agim Ibraimi dhe Vançe Shikov kishin mundësitë më të mira për të shënuar. Goditja e Ibraimit pak mungoi të befasojë portrierin Mitrev, ndërsa gardiani bullgar intervenoi edhe pas tentimit të Shikovit me kokë në minutën e 24-t, kur topi u përplas në traversë. Deri në fund të pjesës së parë u mundua edhe kaptieni Goran Pandev, ndërsa mundësinë e fundit pas harkimit të Ibraimit nuk e shfrytëzoi Shikov. Goditjen e vetme më të rezikshme përfaqësuesja e Bullgarisë e kishte në minutën e 42-të, mirëpo intervenim të sigurtë solli portieri Dimitrievski që kontrolloi goditjen e Rangellovit.

Në pjesën e dytë sërisht Maqedonia kishte shansin e parë për të shënuar, mirëpo goditja e Stjepanoviqit u bllokua nga mbrojtësit bullgar, ndërsa në minutën e 55-të pas asistit të Pandevit u mundua Leonard Zhuta, mirëpo edhe një herë bllokojnë mbrojtësit mysafirë. Pas një ore lojë Armend Alimi pas pasimit të Pandevit u mundua nga distanca, mirëpo Mitrev kontrolloi me lehtësi në portë.

Në minutën e 66-të zhbllokohet rezultati në 0:1 për kundërshtarin. Bullgarët organizuan kundërsulm, ndërsa pas një topi të mirë në zonë Dimitar Rangellov me kokë shënon në këndin e epërm të Dimitrievskit. Seleksionuesi Igor Angellovski me disa zëvendësime në 20-të minutat e fundit u mundua të çajë mbrojtjen e fortë të Bullgarisë, mirëpo pa ndonjë shans më serioz për të shënuar. Në minutën e 84-t bllokuan tentimin e Pandevit, ndërsa tre minuta para fundit Tonev me asist të Çoçevit shënon për 0:2.

MAQEDONI – BULLGARI 0:2 (0:0)

(66` Dimitar Rangellov 0:1, 87` Aleksandar Tonev 0:2)

Ndeshje kontrolluese, Arena Nacionale “Filipi i Dytë’, Shkup

MAQEDONIA: 12. Stole Dimitrievski, 13. Stefan Ristovski (75` Goran Siljanovski, 3. Leonard Zhuta, 6. Vançe Shikov, 5. Kire Ristovski (75` Mite Cikarski), 16. Nikolla Gligorov, 17. Ostoja Stjepanoviq (60` Armend Alimi), 19. Agim Ibraimi (76` Ilija Nestorovski), 7. Ivan Triçkovski, 10. Goran Pandev (kapiten), 18. Adis Jahoviq (60` Jovan Kostovski).

BULLGARIA: 1. Bozhidar Mitrev, Georgi Terziev, 5. Nikollaj Bodurov, 15. Vasil Bozhikov, 2. Strahill Popov, 21. Svetoslalv Djakov, 18. Ivajllo Çoçev, 7. Mihail Aleksandrov, 11. Marselo Da Kosta (77` Spas Delev), 10. Ivelin Popov (90` Ivi Ivanov), 8. Dimitar Rangelov (84` Aleksandar Tonev)

Ky ishte dueli i shatatë ndërmjet Maqedonisë dhe BullgarisëPër bullgarët kjo ishte fitorja e katërt, ndërsa Maqedonia kishte fituar tre vite me parë në Shkup me golat e Agim Ibraimit dhe Aleksandar Trajkovskit. 



   
   
Reprezentacioni A