Publikuar më 18 Март, 2019 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë sot i ka filluar përgatitjet
për ndeshjen e parë të eliminatoreve EURO 2020 kundër Letonisë, të cilën
ndeshje e luajmë me 21 mars në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. Në grumbullimin
e parë në hotelin “Grand Plaza”, seleksionuesi i përfaqësueses tonë konfirmoi
se për shkak lëndimeve nuk mund të llogarit në shërbimet e Ivan Triçkovskit dhe
Stefan Spirkovskit. Të gjithë të tjerët përveç portierit Stole Dimitrievskit që
arrin sonte në mbrëmje, do të jenë në dispozicion që nga stërvitja e parë që do
të zhvillohet pasdite nga ora 18:45 në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”.
-Mirë e dimë se çka nap ret, ajo është start i eliminatoreve për EURO 2020. Pas
konsultimeve me mjekët, në ndeshjen e parë ndaj Letonisë nuk do të luajnë
Spirovski dhe Triçkovski. Është nder të punohet me këta djem, tashmë i gjithë
opinioni nga ata kërkojnë kualifikim në EURO 2020. Ne do të shkojmë ndeshje pas
ndeshje. Sa i përket kundërshtarit, kishim shumë kohë që ta analizojmë në
detaje. Bëhet fjal për ekip që është i përbërë më shumë nga futbollist që luajnë
në kampionat vendor dhe kundërshtar i pakëndshëm nga gjuajtje të lira. Patjetër
duhet të kemi kujdes, nuk ikim nga roli i favoritit, duam të fitojmë kundër
secilit. Është herë të flasim për objektivat në këtë cikël. Maqedonia ka dy
mundësi për të luftuar për Europianin, që është ëndërr për të gjithë. Besoj që
do ta realizojmë”, deklaroi Igor Angellovski.
Mesfushori Ferhan Hasani u ndal në jubileun e Goran Pandevit, 100 ndeshje me
fanellën e përfaqësueses, për të cilin do të sjell motivim shtesë për fitore.
-Në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë, ne luajm mirë në ndeshjet e
fundit dhe do të tentojmë ta vazhdojmë këtë ritëm. Në ndeshjen ndaj Letonisë
kemi motiv shtesë për fitore. Të triumfojmë për Goran Pandevin, i cili do ta
luaj për herë 100-të për Maqedoninë. Ai është shembull për njeri dhe sportist i
madh dhe është nder të jesh në të njejtin ekip me Pandevin”, tha Hasani.