Përfaqësuesja A (femrat): Maqedoni – Slloveni në Shkup

Publikuar më 02 Јуни, 2016 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë nesër kundër Sllovenisë në orën 17:30 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ luan ndeshje eliminatore për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Kiril Izov për ndeshjen me Slloveninë dhe Islanën më 7 qershor në Rejkjavit do të llogarisë në këta futbolliste:

Portiere: Olgica Arsova (Dragon), Viktorija Pançurova (Tiveria), Maja Gjurova (Reçica);

Mbrojtëse: Maja Angellovska (Drafon, Ana Veselinova (Dragon), Stankica Atanasova (Dragon), Martina Smilkovska (Koçani), Daniela Velevska (Top Gol), Ana Boshevska (Top Gol);

Mesfushore: Lençe Andreevska (Dragon), Katerina Milevska (Koçani), Dragana Kostova (Dragon), Jana Çubrinovska (Koçani), Elma Shemshoviq (Borec), Shqipe Bojku (Nove Zmaki);

Sulmuese: Simona Krstanovsa (QS Istatov), Dijana Hristovska (QS Istatov), Yllza Maksuti (AS Junajted), Eli Jakovska (Spartak);

“Para dy ndeshjeve kualifikuese që na presin përfaqësuesja jonë duhet t’i luajë kundër Sllovenisë dhe Islandës do të doja të cek se na presin dy takime të vështira. Akcenti do të vendoset në takimin e parë kundër Sllovenisë të cilin e luajmë në teren vendas në Shkup. Edhe pse më pak se dy muaj më parë humbën në Slloveni me rezultat të thellë, vlerësoj se ajo nuk ishte pasqyra reale e ngjarjeve në teren. Kundërshtari ka dobësi në lojë, të cilat vlerësoj se në teren vendas mund t’i shfrytëzojmë dhe të shënojmë rezultat pozitiv. Në përgatitjet më shumë kemi punaur në pjesën tekniko taktike dhe vendosjes së lojës, duke marrë parasysh se fundjavën e kaluar përfunduan garat në Ligën e Parë të futbollit të Femrave të Maqedonisë dhe ndjehet lodhje e caktuar te vajzat. Na mungojnë edhe disa futbolliste kualitative të cilat në një situatë tjetër sigurisht se do të kishin vend në formacion, mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj unë jam optimist, besoj në vajzat e mija, premtoj luftë maksimale dhe angazhim nga ana e tyre, duke uruar që kjo të jetë e mjaftueshme për rezulate të mira në dy ndeshjet e rradhës”, deklaroi seleksionuesi Kiril Izov.



   
   
Reprezentacioni A