Përfaqësuesja A, Erdon Daci zëvendëson Adis Jahoviqin

Publikuar më 19 Март, 2022 Lajme, Lajme


Reprezentuesi i Maqedonisë, Adis Jahoviq, për shkak të lëndimit nuk do të jetë në dispozicion të ekipit A për përgatitjet dhe ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë kundër Italisë (24 mars) dhe Portugalisë/Turqisë (29 mars) për playoff për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar 2022.

Futbollisti i Goztepes ka ndjerë dhimbje në tendin e këmbës në ndeshjen e sotme të kampionatit turk. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan se Jahoviqi nuk është në gjendje të ndihmojë përfaqësuesen për ndeshjet e ardhshme.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka bërë thirje për Erdon Dacin.

Ish-reprezentuesi U21, për herë të parë merr mundësinë të luajë në përfaqësuesen A të Maqedonisë. Lojtari i skuadrës belge Westerlo është golashënuesi më i mirë i këtij klubi, një lojtar standard i ekipit të parë te Westerlo, i cili është lider në ligën e dytë dhe kandidati më serioz për të hyrë në kampionatin më të mirë belg.

Grumbullimi i përfaqësuesen sonë më të mirë është përcaktuar për nesër në orën 20:00. Stërvitja e parë do të mbahet të hënën në ora 17:00 në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”.




   
   
Reprezentacioni A