Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra fitoi Letoninë

Publikuar më 01 Септември, 2022 Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka shënuar fitoren e dytë në ciklin eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian 2023.

Maqedonia arriti të triumfojë me rezultat 3:2 ndaj Letonisë.

Kapitenja dhe futbollistja jonë më e mirë, Natasha Andonova, ka arritur të jetë dy herë në listën e golashënuesve.

Kundërshtari e hapi mirë ndeshjen dhe në minutën e 5-të kaloi në epërsi me shifra 1:0. Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Kiril Izov u konsolidua mirë dhe nga minuta e 13-të deri në minutën e 17, me anë të Natasha Andonovas, Maqedonia arriti të bëjë përmbysjen.

Roçi me një gol në minutën e 72-të zgjidhi çështjen fituesit të takimit të sotëm. Në fund të ndeshjes, kundërshtari arriti të ngushtojë shifrat.

Maqedonia: Pançurova, Gjorgjievska, Nikolovska, Milçevska, Joshevska, Semsovic, Zivic, Andrevska, Andonova, Maksuti, Roçi;




   
   
Reprezentacioni A