Publikuar më 03 Март, 2020 në Lajme, Lajme
Sot në
Amsterdam, UEFA mban Kongresin e rregullt vjetor, ndërsa pastaj pason hedhja e
shortit për grupet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e Maqedonisë shortin në Amsterdam e pret nga Liga C në vazo të njejtë me Kosovën, Bjellorusinë dhe Qipron, përfaqësuese të cilat nuk ka gjasa ti kemi në grup të njejtë.
Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Gjeorgjia janë një prej rivalët e mundshëm nga vazoja e bartësve të Ligës C e edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Estonia, Sllovenia, Lituania dhe Luksemburgu janë kundërshtarët e mundshëm nga vazoja e tretë e Ligës C, ndërsa rivali i fundit në grupin tonë do të kërkohet në mes përfaqësueseve të Armenisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Moldavisë.
Hedhja e shortit është caktuar me fillim në orën 18:00, menjëherë pas përfundimit të Kongresit të 44 të rregullt të UEFA-së. Delegacioni i Federatës së futbollit të Maqedonisë udhëhiqet nga presidenti Muhamed Sejdini dhe nën-kryetari, Llazar Rakixhiev. Në hedhje të shortit do t’u bashkohet edhe seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski.
Në rend të ditës në Kongresin e Asosiacionit Europian të futbollit mes tjerash gjenden edhe pikat për raportin vjetor, zgjedhjen e një anëtari të Bordit Ekzekutiv dhe Këshillit të FIFA-s dhe ratifikimin e përbërjes së organeve të UEFA-s.