Përfaqësuesja A e futsallit barazim dhe humbje në testet me BeH

Publikuar më 25 Септември, 2019 Lajme


Përfaqësuesja A e fustallit të Maqedonisë ka humbur me shifrat 9:5 në ndeshjen e dytë kontrolluese me Bosnje e Hercegovinën e luajtur në Bihaq. Përfaqësuesja jonë kishte vetëm një gol negativë deri në minutën e 35-të kur boshnjakët avansonin 6:5, mirëpo në mintutat e fundit pranuam tre gola për disfatë bindëse. Dy gola për Maqedoninë shënoi Sedat Ziberi, ndërsa nga një herë realizuan Ismaili, Petroviq dhe Ceka. 

Ndryshe dy përfaqësueset barazuan 3:2 në ndeshjen e parë kontrolluese ditë më parë. Maqedonia dy herë kthehej nga negativa, duke ardhë në fund në situatë për të fituar kur Micevski shënoi për 3:2 në minutën e 35-të. Mirëpo vendasit në vazhdim barazuan për rezultat final 3:3. 

Bosnja e Hercegovina-Maqedonia 9:5 (4:3)

Golat: 1:0 Radmilloviq (11'), 2:0 Radmilloviq (11'), 2:1 Ziberi (15'), 3:1 Pavloviq (15'), 3:2 Ismaili (17'), 4:2 Boshkoviq (17'), 4:3 Petroviq (19'), 5:3 Radmilloviq (30'), 5:4 Ziberi (31'), 6:4 Kahvexhiq (33'), 6:5 Ceka (34'), 7:5 Petroviq (36'), 8:5 Alaxhiq (39'), 9:5 S. Ivankoviq (40').

Bosnja e Hercegovina-Maqedonia 3:3 (1:0)

Golat:1:0 Alaxhiq (12'), 1:1 Micevski (24'), 2:1 Jeliq (26'), 2:2 De Sousa (27'), 2:3 Micevski (35'), 3:3 Kahvexhiq (35').

MAQEDONIA: Ivan Stojanovski, Zoran Leveski, Taulant Ismaili, Ivan Krstevski, Ismet Ceka, Rexhep Sulejmani, Adrijan Micevski, Ferid Agushi, Sedat Ziberi, Dragan Petroviq, Jakup Ramadan, Antonio Petrovski, Daniel De Sousa, Rexhan Mustafov.
Seleksionues: Ivan Bozhoviq



   
   
Reprezentacioni A