Publikuar më 29 Мај, 2024 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurrencë të femrave edhe
zyrtarisht ka nisur përgatitjet për sfidat e rradhës në kuadër të ciklit
eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian.
Reprezentueset tona i pret një dyluftim me përfaqësuesen e Moldavisë në terren vendas dhe mysafir, në kuadër të grupit 2 të Ligës “C”.
Ndeshjen e parë kualifikuese kundër Moldavisë e zhvillojmë me 31 maj, të premtën, në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski”, Shkup, me fillim në ora 17:00. Ndeshja e dytë do të luhet në stadiumin “Zumru” në Kishinjev, me fillim në ora 19:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në konkurrencë të femrave, Aleksandar Andov, dha parashikimin e tij për dy ndeshjet kundër Moldavisë.
“Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Moldavisë në terren vendas dhe atë mysafir, po përgatitemi maksimalisht, duam të dëshmojmë më të mirën nga ne.
“Pritjet për këtë ndeshje janë shumë të mëdha, qëllimi është që të arrihet fitore në të dyja ndeshjet”.
“Do shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje, pres që të zhvillojmë një ndeshje të mirë në Shkup dhe shpresoj se do ti gëzojmë tifozët tanë”.
“Jemi më të dobët pa prezencën e Gentjana Roçit, e cila pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me klubin e saj, mirëpo në anën tjetër është një mundësi e mirë për futbollisten tjetër që do të luaj në vend të saj për tu dëshmuar dhe për tu afirmuar në skuadër”.
“Këto dy ndeshje me Moldavinë do të jenë një provë e madhe për ne dhe potencialin tonë. Besoj te futbollistet e mia dhe shpresoj që të arrijmë dy fitore.”