Publikuar më 25 Ноември, 2021 në Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë sot në kampin
stërvitor “Petar Milloshevski” u mund nga Irlanda e Veriut me rezultat të thellë
11:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të të eliminatoreve për Kampionatin
Botëror që do të luhet në Australi dhe Zelanden e Re në vitin 2023.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Kiril Izov para ndeshjes përballej me shumë probleme, me mungesën e shumë futbollisteve të rëndësishme si Andonova, Roçi, Jankovska, Nikollovska, Çubrina, Pollozhani e Dimoska.
Këto dy përfaqësuese edhe në xhiron e 6-të do ti matin forcat ndërmjet veti në Belfast me 29 nëntor.
Maqedonia: Magdalena Lekovska, Teodora Gjorgevska, Ana Bosheska, Katerina Miles, Elma Shemsoviq, Yllza Maksuti, Aleksandra Markovska, Afordita Salihi, Viktorija Nadeva, Kristina Petrushevska, Ana Milçevska;
Në pankinë: Verica Kolevska, Kristina Pavlovska, Sara Kolarovska, Hava Mustafa, Sara Huseini, Julija Zhiviq, Sara Velkova, Elena Petrovska, Teodora Jankovska, Hristina Joshevska, Radica Çoneva, Elena Paneska;
Seleksionues: Kiril Izov;
Në grupin D të eliliminatoreve, Maqedonia në 5 xhirot e para regjistron 1 fitore dhe 4 disfata.