Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë, Kiril Izov publikon listën për ndeshjet me Anglinë dhe Austrinë

Publikuar më 13 Септември, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë do ti nis eliminatoret e Europianit për kualifikim në Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në Australi dhe në Zelanden e Re në vitin 2023. Përfaqësuesja e Maqedonisë është në grupin “D” së bashku me Anglinë, Austrinë, Irlandën e Veriut, Luksemburgun dhe Letoninë.

Futbollistet tona ndeshjet e para elimianatore të muajit shtator do ti luajë ndaj Anglisë në Sautempton me 17 shtator nga ora 19:00, ndërsa me 21 shtator do të luajmë në arenën “Todor Proeski” kundër Austrisë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë është vendosur në hotelin “Limak” si baza e ekipit tonë më të mirë të femrave për ndeshjet e ardhshme.

Seleksionuesi, Kiril Izov për ndeshjet eliminatore ka bërë ftesë për këto futbolliste:

Portierë: Magdalena Lekoska (Luboten), Suarta Reçi (AS United), Verica Kolevska (Skopje 2014);

Mbrojtja: Pavlinka Nikollovska (Kamenica Sasa), Elena Paneska (Kamenica Sasa), Ane Bosheska (Tiveria), Julija Zhiviq (Luboten), Pollozhani Sindis (AS United), Teodora Jankovska (Despina), Katerina Mileska (Despina), Sara Kolarovska (Skopje 2014);

Mesfusha: Jana Çubrinovska (Despina), Aleksandra Markovska (Skopje 2014), Elena Petrovska (Skopje 2014), Dragana Gegova (Skopje 2014), Sara Velkova (Tiveria), Natasha Andonova (Levante, Spanjë);

Sulmi: Teodora Dimoska (Tiveria), Yllza Maksuti ( AS United), Radica Çoneva (Istatov) Rabija Dervishi (Skopje 2014), Hava Mustafa (Shkëndija), Gentiana Roçi (Kups, Finlandë).

Kiril Izov, seleksionues i përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë:  

“Na presin dy ndeshje shumë të vështira kundër Anglisë si mysafirë dhe kundër Austrisë në shtëpi. I dijmë mirë kualitetet e të dyja përfaqësueseve, veçanarisht të Anglisë, e cila është favorit absulut në grup, por besoj se kemi forcë dhe në kuadër të mundësive tona do t’iu kundërvihemi dy përfaqësueseve. Qëllimi është të nxjerrim rezultat pozitiv nga të dyja përballjet. Më gëzon fakti se në dispozicion kemi të gjitha futbollistet, duke përfshirë edhe Andonovën dhe Roçin. Kemi një kombinim të mirë mme të rinjët dhe ato me përvojë, jam optimist se do të kemi eliminatore të mira. Atmosfera është e shkëlqyeshme, të gjithë janë maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për të dhënë më të mirë për fanellën e përfaqësueses. Shohim vetëm pozitivisht dhe besojmë se kjo përfaqësuese mund të përparojë në ndeshjet eliminatore”.




   
   
Aktuale

22.10.2021    Lajme

FUTBOLL PA KUFIJ

...

21.10.2021    Lajme

FFM organizoi kamp stërvitor për arbitrat sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së

Arbitrat nga vendi punuan sipas programës së trajnerit kryesor kondicional dhe ekspertit stërvitor për arbitra elitar të...

Kalendar
Reprezentacioni A