Përfaqësuesja A e femrave mundet nga Serbia

Publikuar më 05 Октомври, 2019 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurencë të femrave u mund nga Serbia në takimin e grupit G për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2021. Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" mysafirët fituan me shifrat bindëse 6:0. 

Maqedonia ishte nën nivel, shumë më dobët se në duelin e fituar me Kazakistanin, ndërsa gjithë kjo u shfrytëzua nga përfaqësuesja e fortë e Serbisë që fituan tre pikët. Bllagojeviq shënoi dy gola, Filipoviq shtoi të tretin, Vukçeviq me dy realizime çoi shifrat në 5:0, ndërsa golin e fundit për rezultat final 6:0 e shënoi Stefanoviq. 



   
   
Reprezentacioni A