Përfaqësuesja A e femrave humb nga Kosova në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 08 Април, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë ka humbur nga Kosova në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese. Në stadiumin “Petar Milloshevski” mysafirët shënuan fitore me rezultat 3:1.

Golin e parë mysafirët e shënuan në minutën e 39-të përmes Donieta Halilaj. Në të 56-të, Fleta Musaj ngriti epërsinë në 2:0. Tre minuta më vonë, të përzgjedhurat e seleksonuesit Kiril Izov arritën që të ngushtoi diferencën në 2:1. Golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Yllza Maksuti. Shifrat finale për 3:1 i vulosi Feride Kastrati në minutën e 84-t.


MAQEDONIA: 12. Magdalena Lekoska, 2. Daniela Veleska, 4. Katerina Mileska, 5. Sara Kolarovska, 7. Yllza Maksuti, 8. Aleksandra Markovska, 9. Hava Mustafi, 10. Sara Huseini, 11. Afrodita Salihi, 13. Julija Zhiviq, 21. Aleksandra Ristovska;

KOSOVA: 1. Florentina Kolgeçi, 5. Liridona Sila, 11. Edona Kryeziu, 2. Agnesa Gashi, 22. Verona Berisha, 10. Blerta Shala, 21. Lumbarda Misini, 7. Donika Grajçevci, 14. Erjona Emerlahu, 6. Donjeta Halilaj, 9. Kaltrina Bikaj;

Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të luhet të dielën me 11 prill me fillim në orën 13:00. 





   
   
Reprezentacioni A