Përfaqësuesja A e femrave fiton bindshëm transfertën ndaj Kazakistanit

Publikuar më 27 Ноември, 2020 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë me fitore i ka mbyllur eliminatoret për Kampionatin Europian. Në transfertën në Almati, përfaqësuesja jonë fitoi bindshëm kundër Kazakistanit me rezultat 3:0. Futbollistet tona edhe përkrah faktit që në këtë transfertë ishin pa seleksionuesin Kiril Izov, ndeshjen e nisën të motivuar dhe shumë herët e zhbllokuan rezultatin. Për këtë më meritore ishte kapitenia Natasha Andonova dhe Gentiana Roçi. Andonova asistoi, ndërsa Roçi mposhti portierën vendase dhe Maqedonisë i solli epërsi në minutën e 11-të. Pak mē vonë, Andonova sërish asistoi, ndërsa Roçi sërish shënoi duke ngritur epërsinë në 2:0, përderisa deri në fund të pjesës së parë rrjetën e gjeti edhe Elma Shemsoviq.

Në pjesën e dytë, vajzat tona lëshuan rritmin e lojës, ndërsa përfaqësuesja e Kazakistanit edhe pse kishin iniciativën, nuk arritën që të shënojnë. Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë i mbyll eliminatoret në pozitëne katërt me gjasht pikë të tubuara.




   
   
Reprezentacioni A