Përfaqësuesja A e femrave ciklin e ri eliminator e nis në transfertën me Austrinë

Publikuar më 29 Август, 2019 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave

Seleksionuesi Kiril Izov ka caktuar futbollistet me të cilat do t'i kundërvihet Austrisë në Vienë. Përfaqësuesja e femrave do të udhëhiqet nga kapitenja, Natasha Andonova.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë të martën (3 shtator) kundër Austrisë në Vienë do të zhvillojë ndeshjen e parë në grupin G në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian. 

Seleksionuesi i përfaqësueses më të mirë të femrave, Kiril Izov për duelin me favoritin e grupit ka ftuar këta futbolliste:

Portiere: Viktorija Pançyrova (Tiveria), Syarta Roçi (AS Junajted), Magdalena Lekoska (QS Istatov);

Mbrojtëse: Pavlinka Nikollovska (Dragon 2014), Dragana Koleska (QS Istatov), Dragana Kostova (Dragon 2014), Jovana Gjorgjioska (Despina Prilep), Simona Krstanoska (Breznica, Mali i Zi), Ane Bosheska (Tiveria);

Mesfushore: Natasha Andonova (Levante-Spanjë), Jana Çubrinovska (Despina Prilep), Katerina Mileska (Despina Prilep), Aleksandra Markovska (Despina Prilep), Aleksandra Ristovska (Tiveria), Julija Zhiviq (Dragon 2014);

Sulmuese: Eli Jakovska (Konakbelediespor, Turqi), Yllza Maksuti (AS Junajted), Gentiana Roçi (Kups, Finlandë), Teodora Dimoska (Tiveria), Hava Mustafa (Shkëndija);

Përgatitjet për ndeshjen me Austrinë përfaqësuesja e femrave do t'i zhvillojë në Shkup dhe Vienë. Të dielën është paraparë udhëtimi drejt Vienës, ndërsa ndeshja do të luhet të martën me fillim në orën 18:00. 



   
   
Reprezentacioni A