Publikuar më 27 Мај, 2024 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë në futboll për femra kah fundi i muajit maj dhe fillimi i muajit qershor, do ti vazhdojë kualifikimet (faza e ligës) për Kampionatin Evropian, i cili gjatë vitit 2025 do të mbahet në Zvicër.
Futbolliset tona i pret një dyluftim me përfaqësuesen e Moldavisë në terren vendas dhe atë mysafir në kuadër të Grupit 2 të Ligës “C”.
Ndeshjen e parë kualifikuese kundër Moldavisë e luajmë më 31 maj, të premten, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup, me fillim nga ora 17:00.
Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave është planifikuar të zhvillohet më 4 qershor, në stadiumin “Zumru” të Kishinevit, me fillim nga ora 19:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë në konkurrencë të femrave, Aleksandar Andov, ka vendosur të ftoj futbollistet e mëposhtme për ndeshjet e ardhshme me Moldavinë:
PORTA:
Berna Kabakçi - Carson U, (SHBA)
Viktoria Pançurova - Tiverija
Kristina Pavllovska – Shkendija
MBROJTJA:
Ana Milçevska – Lançk Ahuti, (Gjeorgji)
Elena Panevska – Kamenica Sasa
Pavlinka Nikollovska – Ljuboten
Hristina Joshevska – Ljuboten
Ihmete Limani – Veinberg (Gjermani)
Ane Boshevska – Tiverija
Kristina Mojsovska – AS United
MESFUSHA:
Radica Velkova – Kamenica Sasa
Natasha Andonova – Levante (Spanjë)
Lençe Andreevska – Horozkentspor (Turqi)
Marijana Naceva – Borusia Dortmund (Gjermani)
Simona Majer – Makabi, Izrael
Aleksandra Markovska - Ljuboten
Hava Mustafa – Shkëndija
Edina Mehmedi – Cyrih (Zvicër)
SULMI:
Lora Sulejmani – GPSO 92, (Francë)
Jillza Maksuti – AS United
Afrodita Salihi – Shkëndija
Vesa Sela – AS United
Për shkak dëmtimit të pësuar në stërvitjen e djeshme me klubin e saj, Gentiana Roçi nuk do të jetë në mundësi të vihet në disponim të seleksionuesit Aleksandar Andov për ndeshjet me Moldavinë.
Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë, sot edhe zyrtarisht nisi me përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.