Publikuar më 11 Април, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë do të zhvillojë
ndeshje kontrolluese me Azerbejxhanin më 29 maj në Austri. Ndeshja kundër përfaqësueses
që drejtohet nga trajneri kroat Robert Prosineçki do të jetë e gjashta ndërmjet
dy vendeve. Në ndeshjen e parë në vitin 2000, Maqedonia fitoi 2:1, në
kualifikimet për Botërorin e vitit 2002 në teren vendas fituam 2:0 me golat e
Gjorgji Hristovit dhe Argjent Beqirit, ndërsa barazuam 1:1 në teren mysafir në
të njëjtat kualifikime. Në vitin 2010 Maqedonia fitoi 3:1, ndërsa ndeshjen e
fundit kontrolluese pesë vite më parë në Baku Maqedonia fitoi 1:0 me golin e
Goran Pandevit.
Përfaqësuesja e Maqedonisë për ndeshjet me Azerbejxhanin dhe Iranin më 2 qershor do të përgatitet në Vosendorf, në afërsi të Vienës.