Përfaqësuesja A: Atmosfera e shkëlqyeshme, punojmë mirë dhe kërkojmë fitore kundër Iranit

Publikuar më 01 Јуни, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë të ejnten në orën 19:00 në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillojë takim kontrollues me Iranin, përfaqësuesja më mirë e ranguar e Azisë në renditjen e fundit të FIFA-s. Kundër përfaqësueses së vendit të 42-të, seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski do të vazhdojë procesin e rinovimit të ekipit nacional, përzierjen e të rinjëve me përvojën që dha rezultat në ndeshjen kundër Azerbajxhanit të fituar 3:1 të dielën në Bad Erlah të Austrisë.

Në takimin me gazetarë në vigjilie të ndeshjes së nesërme pritjet e tyre i bënë publike seleksionuesi Igor Angellovski dhe reprezentuesit, Stefan Ristovski dhe David Babunski.

“Irani është gjigand i futbollit në Azi, përfaqësuese shumë kualitative e udhëhequr nga një trajner i madh. Do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo për ne është me rëndësi të nxjerim rezultat pozitiv. Fituam kundër Azerbajxhanit, mirëpo kjo është vetëm një ndeshje dhe nuk ka kurfarë nevoje dhe hapsire për eufori. Nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga qasja e deritashme, shpresoj që kombinimi i të rinjëve me ata me përvojë sërish të sjell gjëra pozitive. Jam i kënaqur me angazhimin dhe atmosferën në ekip. Radeski ankohet në lëndim dhe në konsultim me ekipin mjekësor do të vendosim për paraqitjen eventuale të tij. Hyjmë maksimalisht në ndeshjen e nesërme, të luajmë mirë dhe në fund sigurisht të fitojmë”, deklaroi Angellovski.

David Babunski thotë se më në fund përfaqësuesja ka atmosferë të shkëlqyeshme, ndërsa te reprezentuesit dëshirë, motiv dhe gatishmëri për të luajtur në rezultat.

“Punojmë mirë, kemi atmosferë të shkëlqyeshme dhe shkojmë në fitore kundër Iranit. Ndjej një ndryshim të madh nga ajo kur kam qenë për herë të parë në përfaqësuese dy vite më parë dhe tani. Ka shumë ndryshime pozitive-atmosferë, mënyra e punës… Pas një kohe të gjatë kemi filluar të ndjehemi të lumtur dhe të kënaqur. Tani neve na mbetet të definojmë këtë, të punojmë drejt asaj ideje pa marrë parasysh rezultatet. Më pëlqen ajo që ka filluar të flitet për mentalitet të ri, sit e futbollistët, ashtu edhe trajnerët. Shpresoj që këtë ta identifikojë publiku dhe të na mbështesë”, u shpreh Babunski.

Stefan Ristovski deklaroi se vetëbesimi është ritur pas fitores me Azerbajxhanin, mirëpo ka edhe shumë punë për momente të reja pozitive.

“Ne jemi të kënaqur me atë që kemi treguar kundër Azerbajxhanit dhe fitoren në atë ndeshje, mirëpo kemi edhe shumë punë. Me rëndësi është se jemi të etshëm për rezultat, për fitore. Futbollistët e rinjë kanë sjellë energji të re në ekip, kanë kualitet të madh dhe shpresoj në momente të mira për futbollin e Maqedonisë”, deklaroi Ristovski.

Përballja kontrolluese Maqedoni-Iran luhet të ejnte në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 19:00. 



   
   
Reprezentacioni A