Përfaqësuesja A: 16-të vjeçari Darko Çurlinov merr ftesë nga Angellovski

Publikuar më 26 Март, 2017 Lajme, Lajme


Pas triumfit 3:0 kundër Lihtenshtajnit në Vaduz në kuadër të xhiros së 5-të të eliminatoreve për Kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, përfaqësusja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër Bjellorusisë më 28 mars (e martë) në orën 18:00 në arenën nacionale në Shkup.

Seleksionuesi i përfaqësueses më të mirë të vendit Igor Angellovski për përballjen me Bjellorusinë në formacion ka ftuar Darko Çurlinovin. Nëse do të ketë shansin për të luajtur kundër Bjellorusisë, atëherë futbollisti i Kelnit të Gjermanisë do të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur për përfaqësuesen A të Maqedonisë, me vetëm 16-të vite dhe 8-të muaj.

Kundër Bjellorusisë në kombinim për të luajtur do të jetë edhe Ezgjan Alioski, i cili për shkak të kartonave të verdhë nuk kishte të drejtë loje në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit.

Pas paraqitjes për përfaqësusesen seniore në Vaduz, në përfaqësuesen U 21 kalonë gjashtë lojtarë q ishin në shërbim të Igor Angellovskit, portieri Igor Aleksovski, Darko Velkovski, Boban Nikollov, Nikolla Gjorgjiev dhe Marjan Radeski.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në orën 17:00 do të zhvillojë seancë stërvitore në qendrën sportive “Petar Milloshevski”.



   
   
Reprezentacioni A