Përfaqësuesit e FFM vizitë në Palermo

Publikuar më 26 Февруари, 2022 Lajme


Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ndodhen në një vizitë pune në Palermo, ne qytetin nikoqir për ndeshjen e balotazhit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë për kualifikim në Kampionatin Botëror në Katar 2022.

Përfaqësuesja jonë më e mirë me 24 mars do të jetë mysafire në stadiumin “Renco Barbara” në Palermo për ndeshjen kundër kampionit në fuqi të europës, Italisë.

Përfaqësuesit e administratës së FFM-së, vizitën në Palermo e shfrytëzojnë për të parë kushtet e stadiumit, për të mësuar detatajisht kushtet e fushës dhe jashtë saj, si dhe qytetin nikoqir që do të pret ndeshjen e balotazhit për një vend në eventin madhor në Katar.

Gjithashtu me përfaqësuesit e federatës së Italisë është biseduar për ndarjen e biletave për ndeshjen e 24 marsit në përputhje me rregullat e UEFA-së dhe masat të cilat vlejnë për hyrje në Itali për shkak kufizimeve të Covid 19.

Synimi i federatës tonë është që të marrim sa më shpejt informacionin zyrtar për marrjen e biletave për ndeshjen dhe më pas ta ndajmë me përkrahësit tanë të interesuar për ta ndjekur ndeshjen në Palermo.

Gjithashtu po monitorojmë vazhdimisht ndryshimet në kufizimet e hyrjes në Itali për shkak të situatës epidemiologjike.

Përfaqësuesit e FFM-së në periudhën e ardhshme do të vizitojnë Porton e Portugalisë dhe qytetin e Konias në Turqi, si një nga nikoqirët e mundshëm të ndeshjes finale për Botërorin.




   
   
Reprezentacioni A