Publikuar më 16 Декември, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesit e federatave të futbollit të Maqedonisë,
Italisë, Portugalisë dhe Turqisë, pjesëmarrëse në ndeshjet e balotazhit për
Botërorin 2022 zhvilluan një takim online për të diskutuar sfidat organizative
për duelet e marsit të vitit të ardhshëm.
Maqedonia në Palermo më 24 mars kundër Italisë do të luajë ndeshjen e parë për një vend në finale për Botërorin në Katar 2022. Sipas rregullores, federata jonë do të mund të llogarisë për afërsisht 1300 bileta (pesë për qind e kapacitetit total të stadiumit “Renzo Barbera”.
Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafire në finalen eventuale nëse arrijmë të mposhtim në mënyrë sensacionale Kampionin e Europës, Italinë.
Ndeshja e dytë e balotazhit ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë do të luhet në “Dragoa” të Portos dhe nëse portugezët sigurojnë finalen, kualifikimi për Botërorin do të luhet sërish në stadiumin e Portos. Në rast se Turqia mund Portugalinë, Federata e Futbollit të Turqisë e ka caktuar stadiumin e Konyaspor për të pritur finalen.