Publikuar më 31 Мај, 2022 në Deri më 19 vjet Femra, Deri më 17 vjet Femra
Në hedhjen
e shortit në selinë e UEFA-s, përfaqësueset e Maqedonisë për femra U17 dhe U19
kanë mësuar kundërshtarët e tyre për pjesën vjeshtore të sezonit të ardhshëm
garues.
Përfaqësuesja e femrave U19 është në Grupin 6 së bashku me Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet do të luhen në periudhën 4-10 tetor 2022 në një mini-turne të organizuar nga Gjeorgjia.
Përfaqësuesja për femra U17 është në grupin 2 ku kundërshtarë do të jenë Shqipëria, Kosova dhe Moldavia, ndërsa ndeshjet do të luhen nga data 17 deri më 24 tetor 2022 në një mini turne në Shqipëri.
Dy ekipet përfaqësuese për femra sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën B dhe me paraqitje të suksesshme do të shpresojnë për ngritje në Ligën A.