Publikuar më 19 Ноември, 2014 në Lajme
Sot në Nion është hedhur shorti për përfaqësueset e femrave U 17 dhe U 19 për grupet dhe vendasit e turneve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë tërheqjen e kundërshtarëve e priti nga vazoja e tretë, ndërsa gjendet në grupin 6 së bashku me Suedinë, Irlandën e Veriut dhe Malin e Zi. Turneu kualifikues do të mbahet në Maqedoni në periudhën prej 15 deri më 20 shtator të vitit 2015.
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë u gjet në grupin 5 së bashku me Italinë, Irlandën e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën. Edhe ky turne kualifikues do të zhvillohet në vendin tonë në periudhën prej 28 shtatorit deri më 3 tetor të vitit 2015.
UEFA shfrytëzoi këtë rast për të caktuar grupet dhe vendasit e turneve zhvilluese të UEFA-së në konkurencë të femrave edhe atë me këtë orar:
Për turneun zhvillues të UEFA-së për femra deri më 17 vjeç, Maqedonia është në grup me Bosnjë e Hercegovinën, Kroacinë dhe Malin e Zi. Turneu do të zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë prej 24 deri më 28 gusht të vitit 2015.
Për turneun zhvillues të UEFA-së për femra deri më 19 vjeç, Maqedonia është në grup me Kroacinë, Moldavinë dhe Uellsin. Turneu do të zhvillohet në Maqedoni prej 17 deri më 21 qershor të vitit 2015.
“Pasi mësuam emrat e kundërshtarëve në kualifikimet e ardhshme mund të them se jemi gjetur në grup të papërshtatshëm, mirëpo edhe grup në të cilën ka një super favorit-Italia, një ekip që e njohim mirë-Bosnja e Hercegovinë dhe Irlanda e Veriut-përfaqësuese e cila për momentin nuk është e njohur për mua dhe për të cilën kemi shumë pak informata. Shpresoj të përgatitemi mirë dhe duke llogaritur faktin se turneu do të zhvillohet në Maqedoni, shpresojmë që përmes BeH dhe Irlandës së Veriut të sigurojmë pozitën e dytë në grup dhe kualifikimin në raundin e dytë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 17 të fermave të Maqedonisë, Kiril Izov.
“Pas hedhjes së shortit në Nion, përfaqësuesja jonë është gjetur në një grup të fuqishëm. Si favortit të grupit e vlerësoj Suedinë e cila mendoj se është shumë më e mirë se sat ë gjithë përfaqësueset tjera në grup dhe sipas meje do zërë vendin e parë. Vendi i dytë në grup do të vendoset pas një përplasje interesante ndërmjet tre përfaqësueseve të mbetura. Për Irlandën e Veriut nuk kam shumë informata, ndërsa me Malin e Zi kemi luajtur shumë ndeshje kontrolluese në të cilat fituesin e kanë vendosur nuansat. Megjithatë, unë jam optimist dhe vlerësoj se përmes këtij grupi mund të kualifikohemi në raundin e dytë”, u shpreh seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko.