Publikuar më 31 Август, 2018 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurencë të femrave barazoi pa gola përballë Kosovës në takimin e parë nga dy të tillë të paraparë kontrollues. Në një ndeshje të balansuar në terrenin e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski, të dyja përfaqësueset nuk shfrytëzuan disa mundësi për të shënuar, pasi mes tjerash në nivel të detyrës ishin portieret e dy rivalëve, Pançurova dhe Besarta.
Mundësitë më të mira për të avansuar Maqedonia i kishte me anë të Maksutit dhe
Eli Jakovska-s, ndërsa para fundit të ndeshjes mundësi të mirë lëshuam pas dy
aksioneve dhe pasimeve të mira të Jana Çubrikovskas.
MAQEDONIA: 1. Viktorija Pançurova, Daniela Velevska, 5. Dragana Kolevska, 7. Yllza
Maksuti, 8. Aleksandra Markovska, 11. Eli Jakovska, 9. Jana Çubrinovska, 10. Romana
Trajkovska, 17. Maja Angelovska, 19. Hava Mustafa, 20. Pavlinka Nikollovska;
Pankina: 12. Magdalena Lekovska, 13. Aleksandra Popovska, 15. Elena Panevska,
16. Marina Mitrevska, 18. Mila Talevksa, 3. Sara Kolarovska, 6. Marija
Belistojanovska, 4. Martina Bogleva, 14. Angela Stojkovska;