Publikuar më 17 Мај, 2017 në Lajme
Pelisteri pas ekzekutimit të penaltive
mundi 3:4 Shkëndijën dhe arriti te trofeu i dytë në Kupën e Maqedonisë. Ndeshja
në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi pa gola, 0:0.
Në minutën e 22-të Shkëndija kishte shans të mirë, kur Ibraimi pasoi për Stenio Zhuniorin që godet me të parën, mirëpo mbi portë.
Katër minuta më vonë tenton Ilijoski, por pak pranë shtyllës. I njëjti futbollist pak më vonë nuk arriti me gërshërë të rrezikojë Zahovin.
Pelisteri në pjesën e dytë nisi më guximshëm dhe disa herë u kanos me topa nga ndërprerjet. Në minutën e 73-të gabim i rëndë i Vujçiçit të Shkëndijës, Bazhe Ilijoski doli vetë para Zahovit, mirëpo shpëton me pritje vendimtare në dy kohë portieri i tetovarëve. Në minutën e fundit Radeski tenton portën e Pelisterit, mirëpo pret sigurtë portieri Ilço Petrovski. Nuk kishte gol pas 90-të minutave dhe ndeshja hyri në kohët shtesë.
Mundësinë e ndeshjes e humbi Pelisteri në minutën e 104 kur Lukas depërtoi në krahun e majtë në situatë tre me një, pasoi më Bazhe Ilijoskin, mirëpo goditja e tij u bllokua nga Çelikoviç. Pasi edhe pjesa e dytë e vazhdimit përfundoi pa gola, fituesi u vendos përmes penaltive.
Besart Ibraimi huqi portën në serinë e dytë, ndërsa në të tretën Lukas thuajse në të njëjtën mënyrë goditi mbi portë. Në serinë e katërt Ilçe Petrovski priti goditjen e Abdurahimit, ndërsa Bazhe Ilijoski në serinë e pestë shënoi për fitore 4:3 duke siguruar titullin e dytë të Kupës për Pelisterin, pas asaj në vitin 2001 kur kishin mundur Slloga Jugomagnatin (Shkupin e sotëm).