Parashikim optimist për lëndimin e Trajkovskit

Publikuar më 12 Ноември, 2014 Lajme


Ekipi mjekësor i përfaqësueses A të Maqedonisë me paralajmërime optimiste rreth lëndimit të Aleksandar Trajkovskit dhe mundësisë që futbollisti ofenziv të luajë në ndeshjen me Sllovakinë të shtunën në orën 20:45 minuta.

“Bëhet fjalë për shtrembërim të kyçit të këmbës së majtë, kemi bërë hetimet RTG dhe në inçizim nuk janë gjetur shenja trauma të skeletit të kockave të kyçit të këmbës. Bëhet fjalë për zgjatje të ligamenteve, janë marrë gjithë masat për trajtim akut të terapisë fizike dhe rehabilitimit. Trajkovski nuk ka dhimbje, lëvizijet e kyçit të këmbës i bën me liri më të madhe dhe gjatë orëve të pasdites do të punojë në mënyrë individuale. Shpresoj se do ta kemi gati për ndeshjen e të shtunës, mirëpo patjetër ta ndjekim se si do të sillet në seancën stërvitore individuale sot pas dite. Ne japim gjithçka nga vetja për ta kthyer në rritëm garues dhe shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit edhe pse lëndimi nuk është naiv”, shprehet Viktor Kamilovski, pjesë e ekipit mjekësor të përfaqësueses A të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A