Publikuar më 09 Јануари, 2018 në Lajme
Sektori për liçencim i Federatës së futbollit të
Maqedonisë gjatë muajit dhjetor të vitit 2017 dërgoi ftesa deri te klubet e
Ligës së Parë dhe të Dytë të Maqedonisë për tu paraqitur për pajisje me liçencë
për sezonin garues 2018/19.
Në bazë të paraqitjeve të deritashme, klubet në vazhdim kanë aplikuar për pajisje me Liçencë të UEFA-së e cila mundëson pjesëmarrje në garat nën organizim të UEFA-së për sezonin garues 2018/19:
1. KF Akademia Pandev – Strumicë
2. KF Vardar – Shkup
3. KF Pelister – Manastir
4. KF Rabotniçki – Shkup
5. KF Renova – Xhepçisht
6. KF Sileks – Kratovë
7. KF Shkëndija – Tetovë
8. KF Shkupi – Shkup
Këta klube në periudhën deri më 5 maj 2018, në pajtueshmëri me Rregulloren e FFM-së për liçencim të klubeve për garat e UEFA-së, do të kalojnë procesin e liçencimt për vërtetimin e përmbushjes së kriteriumeve në bazë të të cilave Komisioni për Liçencim e FFM-së do të sjell vendim se cilat prej klubeve që do të pajisen me Liçencë të UEFA-së.
Sektori për Liçencim.