Paralelja e Maqedonisë shënoi fitore të re ndaj paraleles së Sllovenisë

Publikuar më 18 Декември, 2014 Lajme, Akademia e Futbollit

Paralelet e futbollit të Maqedonisë dhe Sllovenisë zhvilluan edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në kuadër të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’. Fitore 1:0 shënoi paralelja e Maqedonisë.

Futbollistët e paraleles së Maqedonisë zhvilluan një ndeshje tjetër kualitative dhe me plotë meritë morën fitore të re përballë paraleles së Sllovenisë. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andrej Kudijan në minutën e 23-të të ndeshjes. Paralelja e udhëhequr nga Mario Vujoviq lëshoi edhe disa mundësi të mira për të shënuar gola tjerë dhe për të fituar më bindshëm. Mario Vujoviq, udhëheqësi i paraleles së Maqedonisë ndeshjen e nisi me këtë formacion:

Slobodan Boveski, Igron Perçinkovski, Stefan Jeftovski, Ivan Georgieski (Kristijan Nikollski 51’), Din Alomeroviq, Filip Krstevski (Darko Andonov 90’), Davor Zdravkovski (Dimitar Krem çevski 90’), Nunjamin Ameti (Mentor Alimi 69’), Goran Trajkovski (Fatjon Ibraimi 46’), Andrej Kudijan (Sashe Shoposki 41’), Kristijan Stojmenov (Nikolla Gligorovski 89’).

Seleksionuesi i paraleles së Sllovenisë, Dejan Jelnikar duelin e nisi me këtë formacion:

Kristijan Arh (Uik Smrkoliq 64’), Matip Japiç, Aleksander Pinoza (Zan Humar 68’), Marko Klemençiç, Tim Oman (Gregor Belgijan 80’), Til Marvetiç, Obzej Kuhar, Maj Valter (Nejk Brodnak 53’), Kozar Jaka, Patrik Kollar, Zika Kebe (Oskar Kregar 29’).



   
   
Reprezentacioni A