Paralelja e Maqedonisë fitoi përballë paraleles së Sllovenisë

Publikuar më 17 Декември, 2014 Lajme, Akademia e Futbollit


Në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ ndeshje kontrolluese zhvilluan paralelet e Maqedonisë dhe Sllovenisë. Fitore me rezultat 3:1 shënoi paralelja e futbollit të Maqedonisë.

Paralelja e futbollit e udhëhequr nga Mario Vujoviq hapi rezultatin në minutën e 14-të kur shënoi Milan Ristovski. Në fillim të pjesës së dytë paralelja sllovene shënoi gol për barazim të rezultatit. Autor i golit ishte Gregor Belgijan në minutën e 56-të. Mirëpo në vazhdim paralelja e Maqedonisë shënoi edhe dy gola për fitore 3:1. Autor të golave ishin Kristijan Stojmenov në minutën e 70-të dhe Stefan Jeftovski në të 82-ën.

Udhëheqësi i paraleles së Maqedonisë, Mario Vujoviq ndeshjen e nisi me këtë formacion:

Bobi Celeski, Sllobodan Bocevski (Ivo Naumovski 87’), Igor Perçinkov, Stefan Jeftovski, Ivan Georgievski, Din Allomeroviq, Filip Krstevski (Dimitar Kremçevski 87’), Davor Zdravkovski, Milan Ristovski (Nikolla Gligoroski 73’), Sashe Shoposki (Kristijan Stojmenov 69’), Bunjamin Ameti (Mento Halimi 69’).

Seleksionuesi i paraleles së Sllovenisë, Dejan Jelnikar duelin e nisi me këtë formacion:

Filip Loven, Kristijan Arn, Aleksander Piniza (Kozar Jaka), Marko Klemenkiq, Til Marvetiq, Obzej Kuhar, Oskar Kregar (Uik Smrkol), Nejc Brodnjk, Zan Humar (Tim Oman), Patrik Kolar, Mark Vale (Gregor Belgijan).



   
   
Reprezentacioni A