Paralelja e futbollit të Shkupit fitoi 4:1 paralelen e Prilepit

Publikuar më 03 Декември, 2014 Lajme, Akademia e Futbollit

Në stadiumin ‘Luanët e rinj’ në komunën e Gjorçe Petrovit ndeshje kontrolluese zhvilluan paralelet e futbollit të Shkupit dhe Prilepit. Fitore bindëse 4:1 shënoi paralelja e futbollit të Shkupit.

Futbollistët e paraleles së Shkupit zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme, ishim kundërshtar më kualitativ gjatë gjithë ndeshjes dhe me plotë meritë morën fitoren. Autor të golave për paralelen e Shkupit i shënuan Filip Aleksovski, Nikolla Dimovski, Aleksandar Trpeski dhe Daniel Trpeski. Golin e vetëm për paralelen e Prilepit e shënoi Dario Naumoski.

Trajnerët e paraleles së Shkupit, Zvonko Zlatanovski dhe Robert Stojanovski duelin e nisi me këtë formacion: Luka Nakov, Besar Bushi, Meris Fakiq, Ninosllav Zdravkovski, Besim Mustafi, Goce Naskovski, Gent Bislimi, Enis Fazlagiq, Filip Aleksovski, Leon Filipovski dhe Nikolla Dimovski.



Toni Naumovski dhe Dejan Kejbakovski, udhëheqësit e paraleles së Prilepit ndeshjen e nisën me këtë formacion: Daniel Kotevski, Antonio Milloshevski, Hristijan Buntevski, Petar Petrevski, Darko Angeleski, Mario Naumoski, Hristijan Veceski, Luka Trajkovski, Dario Naumovski, Filip Naçeski dhe Toshe Todorovski.

“Luajtëm ndeshje të shkëlqyeshme kundër paraleles së futbollit nga Prilepi. Bëhet fjalë për skuadër solide që posedon futbollistë të shkëqlyeshëm. Të dyja ekipet luajtën mirë. Ne prej fillimit luajtëm sipas asaj që u morëm vesh, treguam se në këtë moment jemi skuadër më dominante dhe me plotë meritë fituam 4:1”, deklaroi trajeneri Zvonko Zllatanovski për faqen zyrtare të internetit të Federatës së futbollit të Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A