Publikuar më 17 Ноември, 2014 në Lajme
Akademia e futbollit është institucion udhëheqës i këtij lloji në Maqedoni, e formuar sipas shembullit të shumë shkollave evropiane, me dëshirë të vetme që pjesëmarësit e saj ti përgatisë për periudhën që vjen, si shkollë për të ardhmen. Së bashku me Ministrinë për Arsim dhe Agjencinë për Rini dhe Sport të mbështetur nga UEFA, Federata e futbollit të Maqedonisë punon në këtë projekt me qëllim të ndihmojëpërmes metodës së saj të punës e cila vlerësojmë se sjell rezultate pozitive, në drejtim të imponimit të vetëbesimit të trajnerët dhe futbollistët për punët e mëdha që pasojnë në të ardhmen. Në shtetin tonë nga ky vit shkollor numri i paraleleve të futbollit është rritur në tetë. Më shumë se 200 fëmijë i përbëjnë paralelet në Shkup, Gostivar, Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Veles. Stërvitjet zhvillohen çdo ditë, në çdo paralele punojnë nga dy trajnerë. Javën e kaluar paralelet e Manastirit dhe Prilepit luajtën ndeshje ndërmjet veti, e cila u mbyll me barazim 2:2. Sipas programës, ndeshje të këtij lloji parashihen të luhen thuajse çdo javë.
Për FFM-në filozofia për punë me kategori të reja është një prej pikat kryesore të punës. Gjithçka filloi me sjelljen e Programës Kombëtare për zhvillim të futbollit me të rrinj. Akademia e futbollit është pjesë e programit të ri për zhvillim të UEFA-së, ndërsa e planifikuara për futbollin me të rrinjtë realizohet përmes një sërë seminaresh në të cilët marrin pjesën trajnerët tanë jashta vendit dhe njerëz të specializuar të cilët vijnë në Maqedoni dhe prezantojnë programën e tyre para trajnerëve tanë.