Pandev, Triçkovski dhe Velkovski: Fitorja prioritet

Publikuar më 22 Март, 2017 Lajme, Lajme


Lihtenshtejni-Maqedonia

Eliminatoret për KB 2018, Grupi G

24 mars 2017 ora 20:45

Stadiumi Rejnpark, Vaduz.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për përballjen kualifikuese me Lihtenshtejnin të premten në teren mysafir. Ekipi nacional sot zhvilloi seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Vaduz. Kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev thotë se roli i favoritit duhet të arsyetohet në teren.

“Nuk duam të flasim për kurfarë ndeshje se jemi favoritë, atë duhet ta dëshmojmë në teren. Na pret ndeshje që mund të na sjellë shumë gjëra pozitive, të na kthejë vetëbesimin dhe sërish të jemi në pozitë për të luftuar për vend më të mirë në grupin kualifikues. Patjetër të bëjmë gjithçka që është në suaza të mundësive tona për të mundur Lihtenshtejnin. E dimë se në futboll nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe ndeshje të lehta, ndërsa e vetmja gjë e rëndësishme janë pikët. Përgatitemi mirë, do të hyjmë të motivuar dhe shpresoj se më në fund do të regjistrojmë fitore”, deklaroi Pandev.

Darko Velkovski vlerëson se Maqedonia duhet të imponojë lojën e saj prej fillimit të ndeshjes, ndërsa beson se do ta kontrollojmë lojën.

“Na duhet fitore, duam të imponojmë lojën tonë prej minutës së parë dhe të pozicionohemi mirë në teren. Nëse arrimë të bëjmë këtë nuk ka arsye për brenga, mendoj se në atë situatë do të fitojmë. Jemi më të mirë, kemi lojtarë në formë të shkëlqyeshme dhe besoj se do t’i kontrollojmë punët në terenin në Vaduz”, tha futbollisti i Vardarit, Velkovski.

Ivan Triçkovski shpreson se formën e shkëlqyeshme të shënimit të golave nga paraqitjet në klubin e tij do ta bart edhe në nivel reprezentues. Sulmuesi i AEK-ut të Larnakës thotë do të punojnë me përkushtim dhe se fitorja mbetet prioritet.

“Dëshirën dhe motivin nuk duhet t’i diskutojmë. Për ne prioritet është fitorja në ndeshjen e të premtes. Kemi luajtur shumë mirë në disa nga ndeshjet e kaluara, ndërsa tani shpresoj se këtë do ta kurorëzojmë me fitim të pikëve. Më në fund kjo është ndeshje që mund të jetë pikë kthyese për ne pas gjithë negativiteteve që na kanë ndodhur periudhën e kaluar. Punojmë me përkushtim, e dimë përgjegjësinë tonë dhe detyrat që na ka dhënë stafi teknik, kështu që shkohmë të realizojmë qëllimin për të fituar”, u shpreh Triçkovski.

Të enjten në mëngjes me fluturim çarter ekspedita e Maqedonisë udhëton drejt Vaduzit. Seanca stërvitore zyrtare në stadiumin “Rajnpark” është caktuar në orën 18:30. 



   
   
Reprezentacioni A