Pandev: Dëshira ime e madhe të kualifikohemi në Evropian

Publikuar më 12 Октомври, 2018 Lajme, Lajme


Në konferencën për shtyp para ndeshjes Maqedoni-Lihtenshtajn, kapiteni i ekipit nacional Goran Pandev potencon se dëshiron triumf për të vazhduar paraqitjen pozitive në Ligën e Kombeve përmes së cilës kërkohet kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020. 

„Me Lihtenshtajnin festojmë 25 vite jubile nga ndeshja e parë. Shpresoj të festojmë me fitore. Asnjëherë nuk kemi patur atmosferë më të mirë dhe jemi të etshëm për fitore. Me padurim presim këtë ndeshje. Shpresoj publiku të vijë në numër sa më të madh dhe përmes këtyre kualifikimeve të sigurojmë Kampionatin Evropian, që do të sillte gëzim jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shtetin. Kam luajtur për klube të mëdha, por ekipi përfaqësues është diçka e veçantë. Dua të luaj në Kampionat Evropian përmes Ligës së Kombeve", deklaroi Pandev.

Futbollisti më i trofeshëm i Maqedonisë tashmë ka shënuar golin e parë në Ligën e Kombeve në duelin paraprak me Armeninë në Shkup të fituar 2:0. Mundësinë për gol tjetër në ekipin përfaqësues do të ketë kundër Lihtenshtajnit të shtunën në orë  20:45.



   
   
Reprezentacioni A