Paguhen mjetet për Fer Plej finansiar nga UEFA

Publikuar më 24 Декември, 2014 Lajme


Me vendim të Këshillit Egzekutiv të UEFA-së ndërsa përmes Federatës së futbollit të Maqedonisë, gjatë ditës së djeshme u paguan mjetet finansiare për 4 klube të Maqedonisë nga programa e Fer Plejit finansiar, ekipe që morën pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropën në sezonin 2013/2014.

Në fakt, këta mjete janë fituar nga fondi shpërblyes i UEFA-së që është krijuar për shkak të mospërmbushjes së rregullave të Fer Plejit finansiar. Nga kjo shumë 80% e mjeteve janë shpërndarë klubeve që kanë luajtur në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropën në pjesë të njëjta, ndërsa 20% shkojnë në llogari të ekipeve që janë eliminuar në kuadër të kualifikimeve për të njëjtat gara.

Në sezonin 2013/2014 kualifikime për paraqitje të garat elitare evropiane kishin:

- KF Vardari (Kualifimet për Ligën e Kampionëve)

- KF Horizont T. (Kualifikimet Liga Evropa)

- KF Teteksi (Kualifikimet për Liga Evropa)

- KF Metalurgu (Kualifikimet për Liga Evropa)

Këtyre klubeve UEFA përmes FFM-së u paguajti sumë prej 30,790 euro për secilin ekip.



   
   
Reprezentacioni A