Publikuar më 10 Ноември, 2014 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses më të mirë, Boshko Gjorovski nuk do të thërasë tjetër futbollist në vend të Ibraimit. Sonte, përfaqësuesja e Maqedonia ka grumbullimin e parë në hotelin ‘Grand Plaza’, ndërsa ndesër në orën 11:00 do të zhvollojë seancën e parë stërvitore në kuadër të kësaj faze përgatitore para duelit me liderin e grupit tonë kualifikues.
“Ibraimi nuk është në mundësi për të luajtur kundër Sllovakisë. Për ne ky është një hendikep i madh. Agimi luante në formë të shkëlqyeshme, më vjen keq që s’do ta kemi në formacion, mirëpo patjetër të pranojmë situatën reale. Megjithatë, më gëzon fakti se futbollistët tjerë të repartit ofenziv që janë grumbulluar janë në formë të mirë, shpresoj të realizojmë përgatitjet në nivel të lartë dhe të përgatitur të dalim në duelin me Sllovakinë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski.