Optimizëm para Letonisë dhe jubileut të Pandevit

Publikuar më 20 Март, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka përfunduar përgatitjet për startin e ciklit eliminator për kualifikim në EURO 2010, ndërsa para ndeshjes së parë që luhet të enjten kundër Letonisë në takimin zyrtarë me gazetarë me tone optimiste kanë folur seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev.

Pres të jemi në nivelin që kemi patur në ndeshjet paraprake. Të luajmë në maksimumin tonë dhe të shënojmë fitore. Ne jemi të gatshëm. Kam thënë se është kënaqësi të punosh me këta djem dhe më të mirën nga ato e pres në ndeshjet e rradhës. Besoj fuqishëm te lojtarët dhe në periudhën që pason pres  paraqitje ende më të mira. E kam të qartë edhe unë edhe futbollistët se nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe ashtu do të luajmë në çdo takim. Arma më e fortë e Letonisë janë ndërprerjet dhe duelet në ajër dhe në këto segmente patjetër të jemi më të kujdesshëm. Ka edhe mangësi të cilat shpresoj t’i shfrytëzojmë”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Ndeshja e nesërme me Letoninë do të jetë e veçantë për kapitenin e ekipi përfaqësues. ‘Dhjetëshja’ Goran Pandev do të zhvillojë ndeshjen e tij jubilare numër 100 në fanellën e ekipit përfaqësues. Kapiteni nuk fshehi kënaqësinë për këtë jubilee, ndërsa shtoi se dëshiron ky moment të shënohet me fitore dhe gol ndaj Letonisë.

“Sigurisht se jam i lumtur për ndeshjen e 100, jubilee për mua, mirëpo më me rëndësi për ne është të hyjmë maksimalisht të angazhuar në këtë ndeshje. Shpresoj që në këtë jubile timin të shënojmë fitore. Apeloj publikun të vijë në numër sa më të madh. Kjo gjeneratë këtë e meriton, ndërsa për ne mbështetja është shumë me rëndësi. Viteve të fundit kemi kthyer besimin në ekipin përfaqësues, kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Funksionojmë sin jë familje dhe e them se qëllimi kryesor është fitorja, ndërsa dytësore por normal që dua të shënoj gol në këtë ndeshje jubilare. Besoj të vazhdojmë me formën e mirë si në Ligën e Kombeve”, tha kapiteni Goran Pandev.

Ndeshja Maqedoni-Letoni luhet nesër në Arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:45. 



   
   
Reprezentacioni A