Publikuar më 03 Март, 2020 në Lajme, Lajme
Federata
e futbollit të Maqedonisë njofton se janë lëshuar në shitje biletat për
ndeshjen Maqedoni-Kosovë, takim ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të
Ligës së Kombeve, ndeshje e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Europian
të vitit 2020.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 26 mars në arenën “Todor Proeski” në Shkup përballet me Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Biletat për ndeshjen në fjalë janë nxjerë në shitje prej 03.03.2020 përmes rrjetit shitës MkTickets dhe në këto lokacione të zgjedhura:
- Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)
- T.A. Globus – Ohër
- T.A. Bran - Prilep
- Kafe Bar “Koncept” - Strumicë
- Simbol Kafe - Shtip
- Literatura - Manastir
- Kiosk Korzo - Negotinë
- Uni Son - Veles
- Tobako Leni + - Gjevgjeli
- Libero Travel - Koçani
Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.
Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë).
Çdo bilet do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).
Njoftojmë gjithë dashamirët e futbollit se në ditën e ndeshjes duhet me veti të bartin dokument identifikimi personal, pasi gjatë hyrjes në tribunat e stadiumin “Todor Proeski” në ndeshjen e 26 marsit shërbimi për mbajtje të rendit dhe sigurisë (përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme) do të kontrollojnë saktësinë e të dhënave personale nga biletat e blera dhe të personalizuara dhe nuk do të lejohet hyrja në stadium për ata persona të cilët nuk do të kenë biletën e personalizuar (person tjetër të futet në stadium me biletë të blerë nga tjetër person).
I paralajmërojmë gjithë të interesuarit që mos të blejnë bileta në të ashtuquajturin “treg i zi” me të dhëna personale të personave tjerë.
Bëjmë ftesë gjithë dashamirëve të futbollit dhe mbështetësve të përfaqësueses së Maqedonisë që me anim fer dhe korekt të ndihmojnë futbollistët tanë të shënojnë fitoren e rëndësishme e cila do të na ofronte drejt kualifikimit në EURO 2020.
Me këtë rast falemendrojmë gjithë mbështetësit për përkrahjen besnike, ju dëshirojmë të kënaqeni në këtë ndeshje dhe me mbështetjen tuaj të arrijmë fitoren e madhe drejt plasmanit historik në Kampionatin Europian të vitit 2020.