Mbeten edhe disa ditë deri ndeshja e Supërkupës.
Të gjithë me padurim po e presim. Por, që ta shijojmë atë dhe të jetë festë,
Federata e Futbollit të Maqedonisë po i kushton vëmendje disa momenteve të
dobishme.
Planifikoni ndeshjen që të vini 1 orë e 30 minuta më herët, me qellim që në mënyrë
të shpejtë dhe të lehtë të arrini në vendin tuaj. Mundësisht për t’iu shmangur
transportit me makinë ose njejtin ta parkoni diku rreth parkut në afërsi të
stadiumit “Filipi i Dytë”.
Ndoshta më shumë e nevojshme për të mbushur baterinë në celularin tuaj, pasi do
të keni rastin të bëni fotografi dhe video, të cilat do t’iu mbesin kujtim gjatë
gjithë jetës.
Natyrisht koha do të jetë e nxehtë, kështu që paraprakisht freskohuni mirë dhe
në pushime të pjesë së parë, planifikoni për pije shtesë me miqt ( stadium do të
jetë i pajisur me një numër të mjaftueshëm të kabinave për ushqim dhe pije, të
cilat do të jenë në dispozicion). Nëse dëshironi që një ditë të plotë t’i përjetoni
ethet e futbollit, ateherë bashkangjituni “fan zonave” të klubeve. Tifozët e
Mançester Junajtedit do të tubohen përeth shtatores së “Nënë Tereza”, ndërsa
ato të Real Madridi do të jenë te sheshi “Filipi i Dytë”.
Me 8 gusht definitivisht do të festohet futbolli, ndërsa Shkupi, Maqedonia do
të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore të sportit.
Futbolli bashkon dhe sjell gëzim, për atë edhe aq shumë e duam.