Njoftim për ndryshim të terenit (ekipet B)

Publikuar më 30 Март, 2015 Lajme


Ju njoftojmë se ndeshja e xhiros së 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë për ekipet ‘B’ ndërmjet:

KF Sileks Kratovë – KF Pelister Manastir (Ekipet ‘B’)

Në vend të stadiumit të qytetit në Kratovë, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Probishtim sipas kalendarit paraprak më 31.03.2015 (e martë) me fillim në orën 16:00.

Ndeshja e xhiros së 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë për ekipet ‘B’ ndërmjet:

KF Shkëndija Tetovë – KF Rabotniçki Shkup (Ekipet ‘B’)

Në vend të fushës në Qendrën Sportive në Tetovë do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë sipas kalendarit paraprak më 31.03.2015 (e martë) me fillim në orën 16:00.



   
   
Reprezentacioni A