Publikuar më 19 Март, 2015 në Lajme
Sektori për ndeshje pranë FFM-së, Ju informon për ndryshimet të cilat ka sjellë UEFA dhe që ndërlidhen me plotësimin vendeve për UEFA Ligën e Evropës, më konkretisht për rregullën për finalistin e Kupës.
Duke nisur nga sezoni 2015/16 i UEFA-së rregulla për finalistin e Kupës thotë:
“Nëse fituesi i Kupës nacionale për sezonin 2014/2015 siguron pjesëmarje në Ligën e Kampionëve evropian përmes kampionatit vendor, atëherë vend në Liga Evropa siguron ekipi i rradhës në tabelë që nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarje në Liga Evropa”. (JO FINALISTI I KUPËS SI QË ISHTE DERI TANI).