Njoftim pas paraqitjes së FFM-së të dyshimeve për përvetësim të mjeteve finansiare

Publikuar më 30 Јануари, 2020 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) përballet me presion të paarsyeshëm nga persona dhe mediume të cilat nuk janë të informuar në mënyrë të saktë për punën e FFM-së dhe me apo pa vetëdije dëmtojnë besueshmërinë dhe kredibilitetin e federatës. Përkatësisht, përballemi me shpifje nga palë të ndryshme me qëllim prishjen e reputacionit të institucionit.

Në vend të pretendimeve se ne heshtim, faktet flasin ndryshe. Institucioni ynë është transparent në punën e tij dhe vetëm për shkak të kësaj ne jemi përballur me një skandal të brendshëm të cilin ne vetë e kemi raportuar pranë institucioneve përkatëse që të merren masa për pastrimin dhe zgjidhjen e të njejtit.

Qëndrimi i Federatës është se vetëm institucionet, në këtë rast, Prokuroria Publike dhe autoritetet hetuese duhet të kryejnë hetimin e raportuar nga ana jonë dhe për të cilin janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Si Federatë e futbollit të Maqedonisë, gjithsesi se nuk ndjehemi të qetë pasi kemi parë tekstin e fundit në media të caktuara dhe kemi dëgjuar deklaratat e personave të caktuar, ku në mënyrë direkte sulmohet puna jonë. Si institucion transparent vlerësojmë konfuz faktin se disa persona të caktuar shpifin për ne për diçka të cilën ne vetë e kemi paraqitur në institucionet përkatëse. Pas paraqitjes-ankesës për rastin nga ana e FFM-së për dyshime për përvetësim të mjeteve finansiare, Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore e cila është në vijim e sipër dhe çfarëdo informacioni nga ana jonë në media do të ishte veprim i papërgjegjshëm dhe mund të ndikojë negativisht në ecurinë e procedurës. Në këtë rast, vetëm institucionet janë përgjegjëse, ndërsa pas pastrimit të tërë procesit, FFM do t’i paraqesë të gjitha faktet dhe dokumentet të cilat ishin dorëzuar te autoritetet përkatëse. Në këtë moment, nuk do të donim të spekulojmë me numra dhe informacione të pakonfirmuara, ndërsa ju bëjmë thirje të gjithë atyre që besojnë se mund të ndihmojnë hetimin, të raportojnë informacionet e tyre në Prokurorinë Publike, me çka do të kishin ndihmuar procesin. Feleminderit për shqetësimin, por e siguroj publikun, veçanërisht opinionin e futbollit se puna jonë nuk është në rrezik. Për momentin ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi një inkurajim dhe mbështetje për gjithë ekipet përfaqësuese, klubet dhe gjithë familjen e futbollit. Shpresoj shumë më tepër pasi ky rast të sqarohet”, shprehet presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini. 

Edhe Agjencia për Rini dhe Sport u prononcua për këtë rast. Më në fund, ne pajtohemi plotësisht me qëndrimin e tyre në të cilin thonë se kushdo që ka shkelur ligjin dhe kush ka bërë ndonjë përvetësim të fondeve që vijnë qoftë nga shteti apo organizatat ndërkombëtare, gjegjësisht federatat, si që bëhet fjalë për këtë rast konkret, duhet të mbajë përgjegjësi.

Thyerja e ligjit në çfarëdo mënyre qoftë, jo vetëm finaniare, sigurisht se patjetër duhet të ketë përgjegjësi dhe pasoja.

FFM është institucion shumë serioz për t’u marrë me supozime dhe pretendimet për shpifje, posaçërisht nga persona të cilët kanë qenë në situatë të reagojnë para institucioneve për krime të pretenduara, por nuk e kanë bërë këtë, bile edhe në kohën kur ata kishin qasje në punën e federatës. Federata e futbollit të Maqedonisë bashkë me institucionet përkatëse do të vazhdojë të bashkëpunojë për zbardhjen dhe pastrimin e këtij rasti. 



   
   
Reprezentacioni A