Njoftim nga trupi për infrastrukturë të FFM-së në lidhje me incidentin në stadiumin në Manastir

Publikuar më 05 Август, 2014 Lajme


Me rastin e ankesave se trupi për infrastrukturë të FFM-së nuk është dashur të japë dritë jeshile për zhvillimin e ndeshjes së Ligës së Parë ndëmjet Pelisterit dhe Vardarit në stadiumin ‘Tumbe Kafe’, dëshirojmë të njoftojmë opinionin për masat e ndërmara nga ana e pronarëve të stadiumit në drejtim të menjanimit të mangësive, të bashkangjitur dhe bazuar me dokumente-fotografi.

Në fakt, trupi për infrastrukturë kreu inspekcion në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ në Manastir më 24.06.2014, gjatë së cilës vendosi se në pjesën e kushteve për siguri, hyrjet, dyert për evakuim të tribunave në drejtim të terenit dhe shkallëve të tribunës kryesore ku lëvizin shikuesit nuk janë sipas nenit 6 të Rregullores për infrastrukturë të FFM-së.

Pas vërejtjes nga ana e trupit për infrastrukturë, për mangësitë e vërtetuara gjatë vizitës, nga ana e pronarit të stadiumit u realizua ndërhyrje në bazë të vërjetjeve.

Në vizitën e dytë më 29.07.2014, u konstatua se është realizuar rekonstruksion dhe përmirësim i hapsiravë nën tribuna dhe zhveshtoreve të stadiumit, se të gjithë vendet për lëvizje publike dhe kalimet në hapsirën ku qëndrojnë tifozët janë të theksuara qartë, ndërsa të gjithë dyert që dërgojnë në hapsirat ku qëndronë tifozët (vendas dhe mysafir) në drejtim të terenit për lojë janë të ngjyrosura me të verdhë të ndritshme, ashti si kërkon rregullorja.

Trupi për infrastrukturë sugjeroi se edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes organizatori patjetër të mer masa dhe aktivitete, në drejtim të asaj që të gjithë dyert hyrëse që çojnë prej publikut drejt terenit të jenë të hapura dhe të mund të hapen prej brenda deri sa tifozët janë në stadium. Me qëllim të pengimit të hyrjes së palejuar në stadium (teren) dyert patjetër të jenë të sigurara me sistem për mbyllje që mund prej brenda lehtë dhe shpejt të hapet. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, dera për evakuim të një pjesë të tribunës ku ishin tifozët mysafir, ishte sipas rregullores e ngjyrosur me të verdhë të ndritshme, daljet për evakuim nga tribuna drejt terenit janë në numër të mjaftueshëm në krahasim me kapacitetin e tribunës. U konstatua gjithashtu se egziston derë për daljë të tifozëve nga tribuna direkt jashtë stadiumit. Komesari për siguri i KF Pelisterit, siguroi që dyert për evakuim prej tribunës drejt terenit të jenë të hapura me qëllim që të njëjtat të shfrytëzohen në rast të nevojës për evakuim të tifozëve.





   
   
Reprezentacioni A