Publikuar më 17 Ноември, 2022 në Lajme, Lajme
Në kuadër të partneritetit ndërmjet Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe UNICEF-it, para ndeshies miqësore të futbollit ndërmjet përfaqësueses A të Maqedonisë dhe Finlandës (17 nëntor) dhe Maqedonisë ndaj Azerbajxhanit (20 nëntor), fëmijët që shoqërojnë futbollistët do të veshin t- këmisha me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve me një mesazh për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Ky është aktiviteti i parë që UNICEF-i dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë e organizojnë në kuadër të fushatës së përbashkët për shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Motoja "Ne jemi të gjithë një ekip" është një thirrje për të gjithë të bashkuar për të drejtat e fëmijëve.
Dita Botërore e Fëmijëve, që festohet çdo vit më 20 Nëntor, nxjerr në pah çështjet më të rëndësishme që prekin jetën e fëmijëve dhe mbështet pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve si mbrojtës të të drejtave të tyre. Këtë vit, Dita Botërore e Fëmijëve bie në të njëjtën ditë me fillimin zyrtar të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, duke ofruar kështu një mundësi të rrallë për të vendosur çështjet e fëmijëve në krye të axhendës globale.
Në vendin tonë, fushata e Ditës Botërore të Fëmijëve do të kulmojë më 21 Nëntor me një ndeshje futbolli ku fëmijët do të “dalin në fushë” dhe do të luajnë me futbollistë të ekipit përfaqësues, futbollistë të Olimpiadës Speciale dhe zyrtarë të lartë. Kjo ndeshje futbolli do të përqendrojë vëmendjen në çështjet që kanë rëndësi për fëmijët - mundësi të barabarta, arsim cilësor, mjedis të shëndetshëm dhe shëndet mendor për çdo fëmijë.