Nikolla Veliçkovski: Jam shumë i lumtur për golin

Publikuar më 17 Февруари, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka regjistruar fitore 3:0 ndaj Maltës në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Nikolla Veliçkovski, ishte autor i golit të parë për Maqedoninë në ndeshje e sotme dhe njëri nga më të mirët është i kënaqur me lojën tonë. Ai thotë se fryma e ekipit që është brenda përfaqësueses është nga faktorët kryesor për fitoren.

-Jam shumë i lumtur për golin e parë në përfaqësuese. Besoj që në të ardhmen do të shënojë edhe më shumë gola për këtë fanellë që vlen shumë për mua. Para se gjithash dua ti falenderohem seleksionuesit dhe të gjithë stafit teknik për besimin e dhënë. Luajtëm ndeshje të shkëlqyeshme, veçanarisht në pjesën e dytë. Me plotë meritë fituam. Treguam edhe në fushë që më shumë e duam fitoren për dallim nga kundërshtari. Edhe në ndeshjen e parë luajtëm mirë, por nuk arritëm që të marrim fitore, pasi humbëm shumë raste. Kemi gjeneratë kualitative, e cila posedon ekip garues në të cilin besojmë në kualitetin tonë. Objektivi jonë është i qartë, në çdo ndeshje shkojmë për fitore. 




   
   
Reprezentacioni A