Nikolla Serafimov: Nëse luajmë siç dimë, mendoj se do ti fitojmë pikët e dëshiruara

Publikuar më 28 Мај, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve dhe ndeshjen e parë kundër Bullgarisë më 2 qershor në Razgrad. Stërvitjes së pasdites së përfaqësueses iu bashkuan Enis Bardhi, Stole Dimitrievski, Elif Elmas dhe Darko Vellkovski.

Mbrojtësi, Nikola Serafimov beson se nëse të gjithë japin maksimumin, me rezultat pozitiv do ta hapim ciklin e ndeshjeve të qershorit.

- Para së gjithash, pres që edicionin e ri të Ligës së Kombeve ta fillojmë me një lojë të mirë kundër Bullgarisë. Kundërshtari është cilësor, por nëse luajmë siç dimë dhe mundemi dhe japim më të mirën, mendoj se do të fitojmë pikët.

- Ne gjithmonë presim dhe shpresojmë që do të kemi një shans për të performuar. Është detyra jonë të jemi maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar dhe ta shfrytëzojmë shansin në mënyrën më të mirë të mundshme nëse na jepet mundësia.

- Ky grup në të cilin jemi në këtë sezon të Ligës së Kombeve është maksimalisht i barabartë, në ditët e sotme të gjithë luajnë futboll, mrekullitë ndodhin dhe të gjithë mund të marrin rezultat të mirë ndaj të gjithëve. Ne jemi shembull për këtë, arritëm të befasojmë Italinë, ishim pranë Botërorit. Ne nuk hyjmë si favorit absolut në ndeshjen me Bullgarinë sepse jemi mysafirë, shanset për të fituar janë të barabarta.




   
   
Reprezentacioni A