Nikolla Gjorgjev do të luajë për Maqedoninë

Publikuar më 08 Април, 2016 Lajme

Talenti i madh dhe futbollist i ekipit të parë të skuadrës zvicerane Grashoper, Nikolla Gjorgjev do të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë.

Futbollisti ofenziv Nikolla Gjorgjev është lindur më 22 gusht të vitit 1997 në Baden të Zvicrës dhe deri tani ka luajtur për përfaqësueset e reja të vendit të tij të lindjes. Pas bisedimeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski dhe stafin teknik të përfaqësueses A të Maqedonisë me Gjorgjevin dhe prindërit e tij, futbollisti i rij vendosi të ndryshojë pasaportën sportive dhe të luajë për Maqedoninë.

“Jam i lumtur që do të kem mundësi të jem pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Për mua dhe familjen time ishte shumë e rëndësishme ajo që presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski erdhi në Zvicër dhe ndikoi në këtë vendim, edhe pse sinqerisht gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj për Maqedoninë. Dua të ndihmoj, besoj se do të kem shans të vërtetë dhe me padurim e pres ftesën e parë. Tani më dy vite për shkak të angazhimeve me ekipin e parë të Grashoperit nuk kam qenë në Maqedoni dhe vërtet gëzohem që do të kem mundësi të vij dhe të jem pjesë e përfaqësueses. Për mua ky është moment i madh, falënderime deri te njërëzit e federatës të cilët në mënyrë të vërtetë më prezantuan punën e ekipeve përfaqësuese dhe tani na mbetet bashkarisht të mundohemi të bëjmë rezultate”, deklaroi Nikolla Gjorgjev.

Pas Daivd Mitov Nilson, Arijan Ademit, Besart Abdurahimit dhe shumë futbollistëve tjerë që kanë prejardhje maqedonase dhe tani luajnë për kategoritë e reja të ekipeve përfaqësuese, Nikolla Gjorgjev është përforcimi i fundit i madh për përfaqësuesen e Maqedonisë. Prindërit e tij rrjedhin nga fshati Novo Sellë i Strumicës, ndërsa në Zvicës janë shpërngulur prej më shumë se 25 viteve. 



   
   
Reprezentacioni A