Nga nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni – Slloveni

Publikuar më 28 Мај, 2021 Biletat, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes Mk Tickets, partnerit zyrtarë për shitjen e biletave, nga dita e shtunë (29 maj) nis shitjen e biletave për ndeshjen kontrolluese të përfaqësueses së Maqedonisë kundër Sllovenisë e cila do të luhet me 1 qershor në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Biletat do të kushtojnë 300 denarë për tribunën jugore dhe 200 denarë për tribunën lindore të arenës “Todor Proeski”.  

Kapaciteti i stadiumit është i limitur në 30%.

Kufizimet e rrepta shëndetësore dhe protokollet e UEFA-së për tu mbrojtur nga Kovid-19 janë arsyet përse në tribunën e veriut do të jetë e lejuar pjesëmarrja e personave zyrtarë nga të dyja përfaqësueset, persona në sektorin VIP dhe shërbimi për organizim.

Federata e Futbollit të Maqedonisë biletat për në tribunën perindimore do ti ndajë për grupet e tifozëve të Maqedonisë të cilët treguan interes për të qenë pjesë e kësaj ndeshje.  

Ju bëjmë thirje të gjithë dashamirëve të futbollit dhe përkrahësve të përfaqësueses së Maqedonisë ti respektojnë masat mbrojtëse ndaj Kovid-19 dhe të mbështesin “Rrëqebullat” në ndeshjet e EURO 2020. 




   
   
Reprezentacioni A