Publikuar më 08 Ноември, 2016 në Lajme, Lajme
Sulmuesi i përfaqësueses Ilija Nestrovski dhe mbrojtësi Darko Velkovski kanë ndarë përshtypjet e tyre në fillim të përgatitjeve të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjen me Spanjën në transfertë më 12 nëntor.
“Atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme, gjithë mendojmë në mënyrë pozitive dhe me padurim presim të dalim të luajmë. Gjithë e kemi të qartë se patjetër të jemi në nivel më të lartë të mundshëm, ndërsa në ndeshje do të shofim se sa jemi të përgatitur dhe si do të duket gjithë kjo. Do të mundohemi të prezentojmë lojë si në ndeshjet paraprake, do të jetë vështirë kundër Spanjës të laujmë pressing apo t’i sulmojmë ashtu si sulmuam Izraelin dhe Italinë, mirëpo patjetër të tregojmë kontinuitet dhe të provojmë të vazhdojmë atë stil”, thotë Nestorovski.
“Ndjehem shkëlqyeshëm, jetojmë për mundësi të këtilla, kemi nder të mbrojmë fanellën e Maqedonisë dhe patjetër të dëshmohemi. Mendoj se jemi në rrugë të duhur edhe pse kemi humbur ndeshjet e para. Futbolli na ndëshkoi me Shqipërinë, Izraelin dhe Italinë, mirëpo sërish do të jemi të mirë, do të japim gjithçka nga vetja”, përfundoi sulmuesi i Palermos së Italisë, Ilija Nestorvoski.
Darko Velkovski thotë se Spanja ndoshta është përfaqësuesja më e kompletuar në botë, mirëpo e jona është të luajmë futboll dhe të mundohemi të jemi të vërtetët në teren.
“Patjetër të mendojmë për veten, të jemi ekip i vërtetë në teren dhe sërish të dëshmojmë se mund të bartemi me më të mirët si që bëri skuadra kundër Italisë. Ata ndoshta janë përfaqësuesja më e kompletuar në botë, të gjithë kanë vështirësi kur luajnë kundër tyre, mirëpo për ne me rëndësi është të tregojmë përkushtim ndaj punës dhe të konfirmojmë atmosferën e shkëlqyeshme. Do të luftojmë. Te ne më të rinjtë në përfaqësuese ndjehet një nervozë pozitive, punojmë mirë në përgatitje dhe jemi të gatshëm fizikisht dhe mentalisht”, deklaroi Darko Velkovski.