Nestorovski dhe Ibraimi: Filim i ri, sfida të reja, mendojmë pozitivisht

Publikuar më 29 Август, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë përballë Shqipërisë në kuadër të ciklit të ri eliminator për kualifikim për Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi. Në stërvitjen e parë munguan kapiteni Goran Pandev dhe portieri Stole Dimitrievski, që do t’i bashkohen përfaqësueses më vonë, ndërsa për shkak të lëndimit Agim Ibraimi do të lëshojë ndeshjen me Shqipërinë në Shkodër.

Futbollistët e repartit ofenziv Ilija Nestorovski dhe Besart Ibraimi shpresojnë se përgatitjet do të kalojnë pa problem, ndërsa premtojnë se secili do të japë maksimumin për të pritur të përgatitur përballjen me Shqipërinë.

“Besoj se secili futbollist që është këtu mund të realizojë planet dhe pritjet e seleksionuesit. Besimi në kualitetet tona është ajo që na motivon dhe vërtet shpresoj se në mënyrën më të mirë do të realizojmë këto përgatitje dhe do të jemi të gatshëm për ndeshjen në Shkodër. Shpirti ekipor gjithmonë është i rëndësishëm dhe shpresoj se do të jetë përparësia jonë në ndeshje. Është e qartë se na pret ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë, mirëpo ne duhet të jemi të koncentruar në qasjen dhe lojën tonë”, deklaroi sulmuesi i Palermos, Ilija Nestorovski.

Njëri prej futbollistët më të mirë të Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi thotë se të gjithë në skuadër mendojnë pozitivisht, ndërsa shpreson që atmosfera të mbetet në nivel të lartë.

“Fillim i ri, eliminatore të reja dhe sfidë e re. Patjetër të respektojmë atë që mendon seleksionuesi për të arritur rezultat pozitiv. Qëllimi ynë është të shënojmë paraqitje dhe rezultate më të mira në këto kualifikime dhe shpresoj se do t’ia dalim me sukses. Mendojmë pozitivisht, atmosfera është e shkëlqyeshme dhe shpresoj të jemi në nivel të lartë edhe në ndeshje ashtu si jemi në seancat stërvitore”, deklaroi Ibraimi.



   
   
Reprezentacioni A