Nesër finalja e Kupës së Maqedonisë për femra

Publikuar më 14 Мај, 2024 Lajme


Kamenica Sasa dhe Luboteni do të luftojnë për trofeun e Kupës së Maqedonisë për femra të këtij edicioni. 

Dueli nga finalja e Kupës së Maqedonisë në konkurrencë për femra është në program nesër më 14 prill me fillim nga ora 16:00.

Ndeshja finale do të luhet në stadiumin e qytetit në Veles.

Të dyja skuadrat sezonin e kaluar luajtën në finalet e garës më të madhe në Maqedoni, ku triumfoi skuadra e Lubotenit.

Kamenica Sasa dhe Luboten kanë fituar nga një herë në historinë e tyre trofeun e Kupës së Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A