Publikuar më 07 Јуни, 2017 në Biletat, Lajme
Në ndeshjen Maqedoni-Spanjë më 11 qershor (e dielë) në orën
20:45 në çdo ulëse të tribunës jugore do të vendosen karta me ngjyrë të kuqe
dhe të verdhë me të cilat do të formohet flamuri i Maqedonisë. Gjatë intonimnit
të himnit të Maqedonisë para fillimit dhe para fillimit të pjesës së dytë, me
ngritjen e kartave, shikuesit në blloqet 2, 3, 4 dhe 5 në tribunën jugore në
Arenën Nacionale do të formojnë flamurin e Maqedonisë.
Të dielën, më 11 qershor në orën 20:45 do të mbështesim Maqedoninë në ndeshjen kundër Spanjës.
Biletat në shitje me çmime prej 200, 500 dhe 800 denarë mund të sigurohen përmes rrjetit mktickets, në punktin zyrtar të FFM-së në Skopje City Mall dhe në pikën e shitjes së biletave në Arenën Nacionale në Shkup.
“Pas himnit, nuk ka pushim. Mbështetni Maqedoninë”, Goran Pandev – kapiten i Maqedonisë.